Categories Covid-19

Merkel sheh dritë në fund të tunelit Corona

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mor me pandeminë Corona në një takim të veçantë. Në fillim, Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres shprehu zhgënjimin e tij. Kancelarja Angela Merkel është më pak pesimiste. Kancelarja Angela Merkel (CDU) foli me besim në Kombet e Bashkuara për luftën kundër pandemisë së Coronas. Përparimi në zhvillimin e vaksinave jep shpresë, tha Merkel përmes videos në seancën speciale për Coronan së Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York. Përkundër të gjitha vështirësive në këtë vit krize, kishte një dritë në fund të tunelit. Merkeli vlerësoi programin e OKB-së kundër sëmundjes Covid-19. Kjo do të krijojë një platformë globale për zhvillimin dhe shpërndarjen e medikamenteve, diagnostifikimit dhe vaksinave, tha ajo.

Programi – theksoi kancelarja – ka nevojë për mbështetje shtesë financiare. Në të njëjtën kohë, askush nuk duhet të harrojë se pandemia mund të kapërcehet përfundimisht vetëm kur të gjithë në botë kanë qasje në vaksinat efektive, theksoi kancelarja. Pandemia gjithashtu qartëson rëndësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). OBSH duhet të forcohet dhe në të ardhmen të jetë edhe më e aftë t’u përgjigjet kërcënimeve ndërkufitare për shëndetin. Gjermania është e përkushtuar për këtë, tha Merkel.

Guterres është i zhgënjyer Programi i OKB-së, anti-Covid-19, “ACT Accelerator”, synon të sigurojë gatishmërinë më të shpejtë të mundshme të instrumenteve mjekësore diagnostikues, medikamenteve dhe vaksinave kundër COVID-19 në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e varfra. Shumica e vendeve anëtare të OKB, përfshirë Gjermaninë, janë bashkuar që kur u themelua me “ACT Accelerator”. Projekti koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Programit aktualisht i mungojnë rreth 23 miliardë euro. Në fillim të takimit të posaçëm, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri përgjegjëse për përhapjen e pandemisë shpërfilljen e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Coronan. OBSH ofroi “fakte dhe udhëzime shkencore” që nga fillimi. Kjo mund të kishte qenë baza për bashkëpunimin global në luftën kundër virusit. Fatkeqësisht, këto rekomandime nuk u ndoqën, u ankua kreu i Kombeve të Bashkuara./DW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME