Categories Lajme

Secili me një kod unik, si do të merren pa pagesë barnat kundër koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr.2 në Tiranë duke shpjeguar se si do të funksionojë rimbursimi i barnave për të prekurit nga koronavirusi. Gjatë komunikimit me mjekët, Manastirliu shpjegoi bashkë me ta se si do të operohet në rastet kur një i prekur nga koronavirusi paraqitet tek mjeku i familjes.

Sipas ministres, një i prekur nga koronavirusi fillimisht duhet të komunikojë me mjekun e familjes. Pas kësaj, mjeku i jep atij recetën bashkë me një kod unik, me të cilin pacienti paraqitet në farmaci.

Pasi sheh kodin unik, farmacia i siguron pacientëve barnat për koronavirusin të rimbursuara me të cilat mund të trajtohet në shtëpi. E gjithë procedura vlen për të sëmurët me simptoma të lehta apo të mesme, ndërsa nëse situata rëndohet është mjeku i familjes që e vlerëson dhe më pas ai mund të trajtohet në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME