Categories Lajme

Merkel thirrje qytetarëve: Respektoni masat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e reja të miratuara nga qeveria në zonat me norma më të larta infeksioni. Parlamenti gjerman miratoi ligjin e ri në fillim të kësaj jave për t’i dhënë qeverisë federale më shumë kompetenca për të luftuar valën e tretë të pandemisë. Ligji u hartua pasi disa nga 16 shtetet e vendit refuzuan të zbatojnë masa më të rrepta pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19.

Në një deklaratë Merkel tha: “Kjo është diçka e re në luftën tonë kundër pandemisë. Dhe jam e bindur se ky ligji ka qenë mëse i nevojshëm. Sipas ligjit të ri, qytetarët do të duhet të zbatojnë orën policore nga ora 5 e mëngjesit deri në 5 pasdite në zonat ku incidenca e virusit tejkalon 100 raste për 100,000 banorë. Rregullat përfshijnë masa më të ashpra për tubimet private, sportet dhe dyqanet.Gjermania regjistroi 23,392 raste gjatë 24 orëve,  duke çuar numrin e përgjithshëm në 3,268,645.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME