Categories Lajme

U kapën me 5 mln lekë në makinë në Maqellarë

Dy të ndaluarit e dy ditëve më parë në Maqellarë të Dibrës të dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dolën këtë Shtunë para togave të zeza në gjykatën e shkallës së parë në Dibër për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurores së çështjes, duke i lënë shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç në arrest me burg. Avokati mbrojtës Halil Zhuka tha se nuk ka prova që ato ta kenë kryer këtë vepër penale.

“U vendos masë sigurie arrest me burg për të dy personat. Arrest me burg pa afat. Për dy personat në hetim deklaruan se nuk e kanë kryer veprën penale që nuk akuzohen sepse janë kapur në makinë, nuk kanë qenë në kryerje e sipër as në provat që i implikojnë për veprën penale. Gjithsesi Gjykata vendosi masën arrest me burg, e kërkuar nga Prokuroria, miratoi masën”, tha avokati. Kujtojmë që simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan dy ditë më parë në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milion lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME