Është djegur këtë të enjte në mbrëmje fabrika e prodhimit të dyshekëve në Kavajë, në pronësi të babait të kryebashkiakut të qytetit Redjan Krali. Paraprakisht dyshoket se një shkëndijë elektrike është bërë shkak i flakëve që kanë përfshirë të gjithë godinën.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar. Kjo është hera e dytë që fabrika në fjalë, në lagjen nr.5 të qytetit të Kavajës, përfshihet nga flakët.
