Makina foristrad ML gaz benzin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Cerrik-Gramsh pranë digës së liqenit dhe shperthen në flakë duke u djegur totalisht. I menjëhershëm ka qënë reagimi i zjarrfikses së Gramshit dhe të Cerrikut për të shkuar dhe për të shuar flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe policia. Fatmirësisht personat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar.