Categories Lajme

Merr gabimisht një pesion 10 herë më të lartë, shteti e detyron që t’i kthejë 155,000 euro

Një pensionist, në Malin e Zi ka marrë 10-fishin e pensionit të tij për 11 vjet për gabim të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Aftësisë së Kufizuar. Sipas mediave fqinje ky gabim i Fondit të Sigurimeve do t’i kushtojë pensionistit 155, 000 euro, të cilat duhet t’ja kthej shtetit. Pensionisti që nga gushti i vitit 2007, ka mërr një pension prej 822,52 euro me vendim të Fondit të Sigurimeve Shoqërore të Personave të Siguruar Ushtarak. Pas 11 vjetësh në gusht të vitit 2018 Fondi i Sigurimeve ja ndërpreu pensionin pasi kishte dyshime në lidhje me korrektësinë e shumës së caktuar në 2007-ën.

Fondi i Sigurimeve e ka hedhur në gjyq pensionistin ku i ka kërkuar që t’i kthej mbrapsht 171,000 euro. Gjykata Themelore në Pljevlja, vendosi që pensionisti t’i kthej Fondit të Sigurimeve 155,000 euro. Pensionisti e apeloi vendimin e Gjykatës Themelorë në Gjykatën e Lartë, ku u vetëmbrua, se nuk e kishte ai fajin për këtë ngatërresë të Fondit të Sigurimeve. Sidoqoftë Gjykata e Lartë i konsideroi këto pretendime si të pamjaftueshme dhe mbështeti vendimin e Gjykatës Themelore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME