Categories Lajme

Merret masa e sigurisë për pedagogun e Akademisë së Sigurisë

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra dhe efektivin e policisë rrugore, Dritan Lelajn.

Ata akuzohen për falsifikim të  dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove. Kujtojmë këtu se ata ranë në pranga, pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA, ku rezultoi se Qetësor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vasili për anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi: Karagjozë dhe halabakë

Anëtari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Petrit Vasili, në konferencë për media…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj në SPAK, ironia e Korreshit: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në ‘dhomën e rrëfimit’

Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar thirrjen e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Jam me Mamicën dhe Vrana Kontin”, çfarë paralajmëron Rama nga ‘Ballkoni i Perëndisë’

Mesdita e kësaj të marte, kryeministrin Edi Rama e gjeti në “Bunin e Bajraktarëve” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”…

LEXO ME SHUME