Categories Lajme

Merrnin makina luksi me qera në BE dhe i shisnin në Shqipëri

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prodhimi i fundit”

Operacioni  nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana.

Arrestohen dy shtetas të huaj  të cilët nëpërmjet mashtrimit merrni makina  prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .

Në zbatim të Planit të masave për  parandalimin, evidnetimin dhe goditjen e trafikimit të mjeteve motorrike, të vjedhura në vende të BE-së, me tendëncë hyrjen dhe shitjen në Shqipëri,   si rezultat i  një pune të mirëorganizuar  nga ana e D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M.Shkodër, dhe Interpol Tirana,  u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prodhimi i fudit ”.

Si rezultat i operacionit   Specialistët e  Seksionit  për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasëve:

  1. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli.
  2. M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli,

Keta shtetas me anë të mashtrimit merrnin  me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme  në  Angli-Belgjikë dhe Gjermani,   dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt  nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri .

Si rezultat i punës së bërë  u dokumentuan me prova ligjore  dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet  P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin  e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë  paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  vijon puna për dokumentoimin e plotë të  veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shetats.

Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për  veprat penale  “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME