Categories Lajme

Mes lotësh, babai i Almirit Dacit të v.r.arë në Pogradec me sytë nga qielli lëshon mesazhin dr.ithërues…

Almir Daci i njohur si xhihadisti shqiptar që kë.r.cënoi ballkanin 3 vite më parë humbi jetën në Siri. Në banesën e tij jetojnë ende dy prindërit e moshuar, të cilët përballen me pengun e tre fëmijëve të tij që kanë mbetur në shtetin sirian. Babai i tij tregon se nuk ka asnjë informacion ndërsa lutet që të mund ti shohë edhe njëherë mbesat e tij por edhe nipin që nuk e ka parë asnjëherë. Pavarësisht kësaj familja vazhdon të mos ketë asnjë informacion për fatin e nuses së tyre dhe 3 fëmijëve të mitur të Dacit.

Për Nafien dhe Xhevahirin, prindërit e Almirit, i cili u akuzua si terroristi që rekrutoi dhjetëra shqiptarë drejt ISIS jetesa është e vështirë. Mbi supet e tyre rëndon pesha e madhe jo vetëm e humbjes së djalit, por edhe mungesa e dy mbesave dhe nipit që ata nuk e kanë parë asnjëherë. Në moshë të thyer, të rënduar jo vetëm nga mosha por edhe gjendja shëndetësore ata përsëri gjejnë kurajon për t’i kërkuar fëmijët ndërsa pohojnë se do të përpiqen në maksimum për t’i rritur ata në rast se do ti shohin një ditë. Fshati Leshnicë gjendet vetëm pak kilometra larg Pogradecit. Që nga viti 2013 e deri më sot, fshati njihet si vatër ku u rekrutuan të rinj në emër të fesë, të cilët më pas u nisen drejt Sirisë në të shumtën e rasteve pa kthim. 28-vjeçari Ervis Alinj u largua, por për të nuk ka asnjë informacion. Ndërsa për Bledar Hamzën 27 vjeç dyshohet se u vra gjatë luftimeve në Siri. Nga i njëjti fshat është edhe Almir Daci, ish-imami i fshatit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u që dënua për rekrutimin e tyre, ndonëse më pas u ndonëse më pas u ekzekutua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME