Categories Sport

Mesazhi i tifozëve të Milanit për Kobe Bryant

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Milan ka nderuar legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik me helikopter ditën e diel.

Bryant me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, gjetën vdekjen kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas me një kodër, në një mot aspak të përshtatshëm nga mjegulla e dendur. Milan para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Torinos në ‘San Siro’, kishte vendosur një buçet me lule dhe një top basketbolli në cepin e fushës.

Ndërsa pak momente para fillimit të ndeshjes, para tifozëve u lëshua një video në ekrakin gjigant, që shfaqte Bryant. Ishin pastaj tifozët që gjithashtu kishin përgatitur disa mesazhe për legjendën e basketbollit. “Prehu në paqe Kobe dhe Gianna. Përgjithmonë së bashku”, shkruhej në mesazhin e tifozëve të Milanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME