Categories Sport

Mesfushori me origjinë shqiptare rikthehet në Itali, sot vizitat mjekësore te Xhenoa

Klubi i Xhenoas këtë sezon po kalon një periudhë të vështirë teksa gjendet në vendin e fundit të tabelës dhe është një nga skuadrat e rrezikuara për të rënë një kategori më poshtë. Ndaj, drejtuesit përveç detyrës për të emëruar trajnerin e ri pas shkarkimit të Tiago Motës, duhet edhe të përforcohen në merkaton e janarit. Dhe dy lëvizjet e para janë drejt zyrtarizimit. Matia Perin, portieri i Juventus do të rikthehet te skuadra e tij për të kontribuar dhe për të marrë një fanellë titullari, të cilën në Torino e ka të pamundur. Ndërkaq, afrimi tjetër është mesfushori me origjinë shqiptare, Valon Behrami. 34-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, ndërsa është aktivizuar me skuadra si Lacio, Udineze, Napoli, Fiorentina, por ka edhe një dyvjeçar të kaluar pikërisht me ngjyrat e Xhenoas në sezonin 2003-2005, skuadër e cila për herë të parë i dha mundësinë të aktivizohej në Itali. Behrami pritet të kryejë vizitat mjekësore në ditën e sotme dhe më pas të zyrtarizohet si futbollist i Xhenoas. Në sezonin e fundit, mesfushori ishte pjesë e Sion në Zvicër, por është aktivizuar shumë pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME