Categories Lajme

Mësim me dy turne tek Gjeologjiku?Kati i tretë i Fakultetit ende jashtë funksionit

Mësimi në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave mund të zhvillohet me dy turne. Shkak është mungesa e të paktën 7 sallave të cilat në nisje të vitit të ri akademik nuk mund të presin studentët për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmetet dhe përmbytjet e shtatorit.

Rreth 700 studentë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave do të nisin mësimin të hënën e 14 tetorit në këto kushte.

Tre javë pas përmbytjeve nga shiu, kati i tretë i këtij institucioni mbetet jashtë funksionit.

Janë 7 salla në këtë kat, 4 leksionesh dhe 3 seminaresh të cilat nuk janë në kushtet e përshtatshme për të pritur studentët.

Mësimi do të zhvillohet në katin e parë dhe të dytë të Fakultetit që kanë pësuar më pak dëme, si dhe në godinën ku është vendosur Shkolla e Magjistraturës.

Të pyetur nga Ora News, drejtues të Fakultetit thonë se për shkak të mungesës së sallave po shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të mësimit me dy turne.

Por vendimi do të merret pas datës 28 tetor, ditë kur nis mësimi për ciklin e dytë të studimeve.

Aktualisht puna në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave është përqëndruar në katin e tretë, i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme pas tërmeteve dhe përmbytjeve të muajit shtator.

Punimet janë të pjesshme dhe synojnë izolimin e çatisë në mënyrë që të mos depërtojnë shirat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME