Categories Kuriozitete

Gjërat që mund t’i bëni me celularin tuaj, që ndoshta nuk e keni ditur

Celularët e mençur kanë zëvendësuar shumë pajisje në jetën tonë sa që duket se ata nuk janë të kufizuar në asgjë. Ne gjetëm disa veçori të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i zgjidhni disa probleme të përditshme dhe të cilat e bëjnë jetën tuaj më të lehtë.

Ta shndërroni celularin në matës të distancës

Ky aplikacion do t’ju ndihmojë që të matni pothuajse çdo gjë përmes kamerës së celularit tuaj. APP: SizeUp – a Smart Tape Measure

T’i testoni bateritë e telekomandës

Në vend se të shkoni në supermarket dhe të blini bateri të reja për telekomandën tuaj (sepse mendoni se ato janë shpenzuar), ky truk do t’ju ndihmojë që të kurseni kohë.

Thjeshtë nxirreni celularin dhe hapeni kamerën. Më pas merreni telekomandën, drejtojeni kah kamera, dhe prekeni ndonjë buton. Nëse shihni ndonjë dritë të kuqe ose rozë duke dalë nga telekomanda kur shikoni në ekranin e celularit, do të thotë se sinjali i rrezeve infra të kuqe është duke punuar mirë dhe se problemi, në këtë rast, janë bateritë.

Ta kontrolloni celularin pa e prekur

Mundësia për ta përdorur celularin pa e prekur atë e bënë këtë aplikacion për kontrollim të celularit me gjeste të pazëvendësueshëm në shumë situata. Mund të lëshoni muzikë dhe video ose t’iu përgjigjeni thirrjeve telefonike me një lëvizje të dorës pa e prekur fare ekranin. Aplikacioni ekziston për Android dhe iOS.

APP: Wave Control

Të vozisni sigurt

Nëse jeni duke vozitur në errësirë dhe dëshironi t’i mbani sytë vazhdimisht në rrugë, atëherë ky aplikacion do t’ju ndihmojë. Thjeshtë vendoseni celularin në panelin e veturës, lëshojani ndriçimin dhe do të merrni informacionin që ju nevojitet: shpejtësinë e vozitjes dhe hartën GPS në xhamin mbrojtës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME