Categories Kuriozitete

Shefi i NASA viziton SpaceX: Fluturimi me pilot do ndodhë në 2020

Shefi i NASA, Jim Bridenstine tha se kapsula “Crew Dragon” e SpaceX do të jetë gati për fluturimin e parë me pilot në orbitë në tremujorin e parë 2020, nëse gjërat shkojnë sipas planeve.

Gjatë një vizite në selinë e SpaceX, Bridenstine përgëzoi kompaninë e Elon Musk për projektet e anijeve kozmike, por theksoi gjithashtu shqetësimin e NASA për sigurinë e astronautëve.

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka paguar kontraktorët SpaceX dhe Boeing 6.8 miliardë dollarë për të ndërtuar sisteme të raketave dhe kapsulave që të kthejnë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor nga toka e Shteteve të Bashkuara për të parën herë që prej 2011-ës.

Vizita e shefit të NASA vjen ndërkohë që SpaceX po përpiqet të përmirësojë kapsulën “Crew Dragon”. SpaceX ka çuar vetëm ngarkesa në hapësirë dhe asnjëherë njëri. “Është punë goxha e vështirë të rregullosh parashutat”, tha Musk, duke deklaruar se parashutat e kapsulës do të jenë 2 herë më të sigurta se ato të përdorura në periudhën e Apollo.

NASA dhe SpaceX kanë pasur marrëdhënie jo të mirë në vitet e fundit. Suksesi i SpaceX për t’u bërë një lëshues lider i raketave për satelitët në dekadën e fundit është nxitur kryesisht nga kontratat e NASA  dhe strategjia e agjencisë për të blerë shërbime nga kompani private dhe jo të zotërojë vetë teknologjinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME