Categories Lajme

Mësoni 7 shqiptarët më të kërkuar

Policia ka publikuar fotot e 7 personave të shpallur në kërkim të cilësuar si 50 më të rrezikshmit në vendin tone të dënuar me burgim të përjetshëm. Arrestimi i tyre është detyrë e njësisë më të re, FAST.

I pari që kryeson listën është Altin Arapi, i njohur si anëtar i grupit “Hakmarrja për Drejtësi”. Arapi akuzohet për vrasjen e Genci Sinës, shoferit të ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, ngjarja e ndodhur në 30 Shtator 2003.

Një tjetër i shumë kërkuar është edhe 49-vjeçari Dritan Syziu, i njohur si anëtar i bandës së Mirditës. Ai së bashku me 5 persona të tjerë është dënuar për vrasjen e një punonjësi policie në Mirditë në vitin 2000 dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Një tjetër person në kërkim është Eduart Kurti, i cili në 2012 akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër, vrau në kryeqytet për një borxh dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali.

I dënuar me burgim të përjetshëm është dhe Gëzim Mehmeti i akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në vitin 1996 në qytetin e Vlorës, percjell klan.

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë është edhe Engjëll Brahimi që ka vrarë në Fier një punonjës policie dhe djalin e tij vetëm 8 vjeç. Listës i shtohen edhe Gentian Tako e Gjovalin Ndue të dy të shpallur në kërkim për vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME