Categories Showbiz

“Një dashuri pa paragjykime”/ Burri surprizon gruan që zgjodhi dashurinë përpara familjes

Ndër vite dhe ndër shekuj kemi parë dhe kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet të dashurisë dhe se si ajo gjithmonë i’a del kundrejt çdo pengese

. Dashuria është një ndjenjë universale që nuk njeh moshë, gjini, besim, ngjyrë, por tejkalon çdo pritshmëri, thyen çdo limit dhe çdo paragjykim derisa arrin të triumfojë. E tillë ishte historia e Adhurimit dhe Elsuidës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Ata ishin njohur nga një telefonatë e rastësishme e bërë nga Elsuida dhe në këtë moment kishte lindur historia e tyre e dashurisë. Të rinjtë ndanin gjithçka me njëri-tjetrin në telefonata dhe pas një kohe të gjatë Adhurimi i kishte rrëfyer Elsuidës se ai i përkiste komunitetit egjiptian.

Sipas Adhurimit ngjyra e lëkurës së tij do të ishte një pengesë e madhe dhe se do të ishte pothuajse e pamundur që ata të ishin së bashku. Por dashuria që Elsuida kishte për Adhurimin ishte më e madhe se paragjykimet e familjes së saj, prandaj ata kishin vendosur që të “arratiseshin” dhe të martoheshin pa pëlqimin e tyre. Kishin kaluar 9 vite që nga largimi i Elsuidës nga familja e saj dhe që nga ajo kohë midis tyre nuk kishte komunikim.

Adhurimi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Elsuidën që nuk e braktisi dhe për t’i bërë një premtim asaj. “Të falenderoj që nuk më braktise pavarësisht fjalëve, por unë të premtoj se nuk do të të lë kurrë vetëm dhe se do të jem gjithmonë pranë teje!”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i kishte dërguar ftesën për të qenë në studio prindërve të Elsuidës, por fatkeqësisht ata nuk kishin pranuar. Moderatorja, Arbana Osmani tregoi se pavarësisht përpjekjeve të saj për t’i bindur që të ishin pjesë e programit, ata kishin refuzuar. Si përfundim, programi në bashkëpunim me “Geraldina Sposa” kishin menduar që të bënin realitet dëshirën e çiftit duke i’u dhuruar mundësinë që të zhvillojnë dasmën e ëndrrave.

FOTO GALERI

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME