Categories Showbiz

Tentoi t’i jepte fund jetës së saj, vajza ka një mesazh për nënën heroinë

Dashuria dhe sakrificat e një nëne ishin në qendër të historisë që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”

Kjo ishte historia e Martinës, e lindur në Pukë në një familje me shumë vështirësi ekonomike. Ajo kishte zgjedhur programin për të falenderurar nënën e saj, Marien e cila i kishte qëndruar gjithmonë pranë në çdo moment të jetës.

Para disa vitesh Martina ishte njohur nëpërmjet telefonit me një djalë, i cili ndodhej në burg. Prindërit e saj nuk e kishin pranuar këtë lidhje pasi djali e kishte mashtruar Martinën dhe se atij i duheshin edhe 9-vite që të fitonte lirinë. Por pavarësisht kundërshtimit të prindërve, ajo kishte vendosur që të martohej dhe kishte sjellë në jetë dy vajza.

Gjatë shtatëzanisë së dytë ajo kishte kaluar në depresion pasi ish-bashkëshorti  ushtronte dhunë psikologjike duke e detyruar që të abortonte sepse ai dëshironte djalë. E vënë nën një presion psikologjik të madh, Martina kishte tentuar të vetëvritej.

Gjatë gjithë kësaj kohe Martinës i kishte qëndruar pranë nëna e saj e cila ishte përkujdesur për fëmijët. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që ta falenderonte dhe t’i shprehte mirënjohjen .“Mami faleminderit për gjithçka, të kërkoj falje sepse te kam mërzitur shumë dhe të kam bërë të qash. Për mua je forcë, pa ty nuk do ia kisha dalë mbanë!”– ishin fjalët me të cilat Martina iu drejtua mamasë së saj, Maries.

Për ta bërë sadopak të lumtur Marien, programi kishte ftuar këngëtaren e dashur të publikut shqiptar, Nora Istrefin e cila kishte një mesazh për të: “Jam shumë e lumtur që jam pranë teje për të të bërë sadopak të lumtur. Ti dhe vajza jote jeni gra shumë të forta vazhdoni të jeni kështu për dy vajzat që keni dhe gjithçka do t’ju shpërblehet”.

Në fund, moderatorja Arbana Osmani zbuloi se programi në bashkëpunim me fondacionin “Golden Eagle”, kishin siguruar ilaçet për Marien si dhe një kontratë qiraje për Martinën dhe vajzat e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME