Categories Teknologji

Mësoni se çka ofron WI-Fi 6, teknologjia e re e internetit

Wi-Fi Alliance ka njoftuar se programi Wi-Fi Certified 6 tani është në dispozicion për pajisjet e bazuara në IEEE 802.11ax. Njoftimi i aleancës e ofron një pasqyrë më të mirë se çfarë mund të presin përdoruesit nga mbështetja Wi-Fi 6, raporton DigitalTrends.

“Wi-Fi Certified 6 e mbështet një gamë më të gjerë pajisjesh dhe aplikacionesh, nga ato që kërkojnë performancë më të fuqishme në mjediset kërkuese të biznesit e deri tek ato që kërkojnë konsum dhe latencë të ulët në shtëpitë e mençura dhe skenarët IoT. Wi-Fi Certified 6 ofron afro katër herë kapacitetin që e ka Wi-Fi 5 dhe e paraqet një përparim evolucionar për aftësinë e rrjetit Wi-Fi për të ofruar infrastrukturë me performancë të lartë dhe lidhje të optimizuar për të gjitha pajisjet njëkohësisht – kjo mundëson përmirësime të konsiderueshme në mjediset e lidhura Wi-Fi”.

Pritet që Wi-Fi 6 do të ofrojë mbështetje për rrjetet mobile, si dhe ta ofrojë një varg shërbimesh të avancuara 5G, shkruan KOHA Ditore. Kur bëhet fjalë për sigurinë, Wi-Fi Alliance thekson se çertifikimi për Wi-Fi 6 e kërkon gjeneratën më të re të sigurisë Wi-Fi – Wi-Fi Certified WPA3. Për përdoruesit individualë, kjo do ta nënkuptojë përdorimin e versionit WPA3 të emërtuar WPA3-Personal. Përveç sigurisë së përmirësuar, Wi-Fi 6 do ta ofrojë një gamë më të gjerë, si dhe konsum të zvogëluar të baterisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME