Categories Sport

Messi e tërheq muskulin në kofshën e majtë, mund të mungojë kundër Interit

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se Lionel Messi e ka tërhequr muskulin në adductorin e kofshës së majtë, gjatë ndeshjes kundër Villarrealit. Kapiteni i katalonasve do të mungojë kundër Getafes në fundjavë dhe është në dyshim kundër Interit në Ligën e Kampionëve mesjavën e ardhshme. Messi ishte titullar për Barcelonën në fitoren 2:1 kundër Villarrealit në La Liga të martën mbrëma – për herë të parë që prej lëndimit që ia kishte humbur dy muajt e parë të sezonit të ri – por u detyrua ta braktisë lojën menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, raporton Gazeta Express.

Supyerlli argjentinas u ankua për një shqetësim në muskulin e këmbës së majtë pas gjysmë ore lojë dhe mori trajtim mjekësor jashtë fushës, para se të largohej pas pjesës së parë për të mos u kthyer më. Sot, Barcelona njoftoi se ai e ka tërhequr muskulin dhe nuk ka treguar se sa gjatë do të mungojë. “Lojtari i ekipit të parë, Lionel Messi, e ka tërhequr (muskulin) në adductor në kofshën e majtë”, thuhet në njoftimin e Barcës.

Messi e kishte pësuar një lëndim në ijën e djathtë më 5 gusht dhe që prej atëherë i ka bërë vetëm dy paraqitje, kundër Dortmundit dhe Granadës si zëvendësues, para se të paraqitej si titullar kundër Villarrealit, ku e pësoi lëndimin tjetër. Megjithatë, Messi nuk pritet të mungojë më shumë se një javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME