Categories Lajme

Meta flet troç: Nuk e ndjek zonjën Kryemadhi, s’jam anëtar i LSI-së

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Euronews Albania, ndër të tjera ka folur edhe për rolin e tij në LSI dhe mos dakortësitë me Monika Kryemadhin. Moderatorja Ilva Tare, e pyeti Metën nëse është më mirë të jesh President apo kryetar i LSI-së. Ai ka thënë se më mirë është që të jesh i lirë. Për të, kur merr një vendim të drejtë, koha është gjykatësi më i mirë. Po kështu edhe për çdo politikan.

“Më mirë të jesh i lirë. Të jesh krenar para vendit dhe para njerëzve. Kur ti merr një vendim të drejtë, koha është gjyqtari dhe gjykatësi më i mirë për çdo politikan. Kjo është arsyeja pse në kohë kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, por përsëri ja ku jam”.

Duke folur më tej, Meta u pyet dhe pse shfaqet herë pas here sikur nuk ka dakortësi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e tij.

“Sepse për disa çështje vërtet, unë kam mendim të njëjtë me Kryemadhin. Së dyti, unë nuk jam anëtar i LSI-së që duhet të ndjek zonjën Kryemadhi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME