Categories Lajme

Meta kujton Dritëro Agollin në ditën e tij të lindjes

Ilir Meta ka kujtuar veprën e autorit të njohur Dritëro Agolli në ditën e tij të lindjes, ku mes rreshtash thumbon maxhorancën. Meta thotë se vepra e Agollit  “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, është shumë prezente edhe në ditët e sotme pasi në administratën shtetërore i gjen të dy personazhet e saj, Zylon dhe Demkën.  Kreu i shtetit shkruan se Agolli mungon fizikisht por do të jetë përherë në çdo raft librash.

“Dritëroi ynë dritëron gjithmonë! Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtërsia, e në veçanti kurajoja për t’u ballafaquar me padrejtësinë janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngahera aktuale, frymëzuese dhe shumë të dashura.

Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t’u “përleshur” me padrejtësinë, arrogancën, megalomaninë, burokratizmin dhe presionet e pushtetit.

E kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën. Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij!”, shkruan Meta.

Kush janë dy personazhet që i referohet Meta:Shoku Zylo është një nëpunës i lartë në ministri kohën e Socializmit, i burokratizuar, një zyrtar i mbytur në shkresa, që i ka humbur lidhjet me jetën. Ndërkohë Demka  është nëpunës i thjeshtë në ministri i cili i bindet për çdo gjë Zylos. Dikur njeri me talent, por me kohë e ka lënë rrugën e suksesit individual dhe i është nënshtruar vullnetit të eprorit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME