Categories Lajme

Meta me mesazh të fortë: E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vizituar sot ambientet e reja në Katedralen Ortodokse, si dhe është takuar me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në një publikim në rrjetet sociale, kreu i shtetit jep dhe një mesazh të fortë që duket se lidhet dhe me zhvillimet në vend.

Postimi i plotë

Kënaqësi të vizitoja sot dy ambientet e reja në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, sallën e pagëzimit dhe atë të edukimit dhe socializimit të të rinjve.

Edukimi i brezit të ri me mësimet e shenjta për paqen, dashurinë dhe jetën, nuk prekin vetëm zemrat e mendjet e besimtarëve brenda mureve të kishës, por janë mesazhe aktuale, sidomos për fëmijët e të rinjtë tanë, për t’i mbajtur larg veseve dhe “sëmundjeve të kohëve moderne” siç janë droga, bixhozi, alkooli dhe egoizmi.

Me të drejtë Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos predikon se: “E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi”.

Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për Kishën Ortodokse Autoqefale për kontributet dhe përkushtimin e veçantë për dekurajimin e fenomenit të shpopullimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së shpresës dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare, te fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME