Categories Lajme

Meta: Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë reaguar sot pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. “Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!. Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist”, tha Meta.

Gjithashtu në reagimin e tij Meta tha se, “nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota”. “Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi. Shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre”, theksoi Meta. “Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë. Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!”, u shpreh ai.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në reagimin e saj u shpreh se, “LSI vazhdon të ngrihet sot në përgjegjësinë e asaj force politike që në 2010-ën u dha qytetarëve shqiptarë liberalizimin e vizave, atë të cilën Edi Rama prej vitesh e bllokonte”. Krymadhi deklaroi se largimi i LSI nga koalicioni me PS në vitin 2017 ishte vendimi më mirë që ka marrë kjo forcë politike. “Mos pranimi i LSI për vijimin e mandatit me Ramën është një nga vendimet më të mira që LSI ka marrë sepse kjo do të ndante njëherë e përgjithmonë zullumin dhe llumin që Rama kishte futur jo vetëm qeverinë shqiptare, por dhe PS-në dhe gjithë shqiptarët në varfërinë që vinte më pas”, tha Kryemadhi. Ajo falënderoi të rinjtë dhe të rejat e LSI, të cilët tha Kryeamdhi, “i kanë kallur datën Ramën sa gjithë fjalimi i tij i kushtohej LSI dhe Monikës. Nuk po merrem me presidentin se presidenti ia kthen vetë përgjigjen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME