Categories Lajme

Meta në Katedralen Ortodokse gjatë seancës për dhurimin e gjakut: Lumturi është më mirë të japësh, sesa të marrësh

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi sot Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku së bashku me një numër të madh të rinjsh, klerikësh dhe besimtarësh ortodoksë, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Fillimisht Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për të rinjtë e angazhuar vullnetarisht për të dhënë kontributin human për këtë kauzë fisnike, duke e vlerësuar aktin e tyre si ndjenjë të lartë përgjegjshmërinë shoqërore. Njëkohësisht Kreu i Shtetit falënderoi Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, kreun shpirtëror të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturinë e Tij Anastas Janullatos, për impenjimin e Tij të drejtpërdrejtë në këtë kauzë, nëpërmjet thirrjes që u bëri besimtarëve në meshën e së dielës së kaluar, për t’iu bashkuar kësaj veprimtarie humanitare.

“Kisha Ortodokse dhe të gjitha komunitetet e tjera fetare iu janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të dhënë kontributin e tyre në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke u bërë thirrje besimtarëve të tyre të solidarizohen me këtë kauzë. I shpreh mirënjohjen e thellë Kishës Ortodokse Autoqefale që ia ka kushtuar këtë seancë dhurimi fëmijëve talasemikë, të cilët kanë nevojë më shumë se kushdo për gjak.
Falënderoj njëkohësisht nga zemra edhe të gjithë besimtarët që sot kanë ardhur të dhurojnë gjak”, – u shpreh Presidenti Meta. “Impenjimi ynë për të zhvilluar seanca të tjera dhurimi gjaku do të vazhdojë të jetë i lartë dhe jam i bindur që me mbështetjen dhe mobilizimin e të gjitha komuniteteve fetare, do t’i shtrijmë seancat e dhurimit në të gjithë vendin, duke bërë kështu të mundur lehtësimin e nevojave për gjak dhe nxitjen e vullnetarizmit në kauzën e dhurimit të gjakut, por edhe për kauza të tjera sociale” – theksoi Presidenti i Republikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME