Categories Lajme

Meta nga Vlora: Të rinjtë të votojnë, refuzoni blerjen e votës, ata largohen se zëri i tyre nuk dëgjohet

Presidenti Ilir Meta nga Vlora ka ftuar qytetarët që të shkojnë dhe të votojnë në 25 prill që vendi të futet në shinat demokratike. Meta i është përgjigjur edhe akuzave ndaj tij nga kampi kundërshtar, duke thënë se institucionet janë kapur dhe për këtë arsye po largohen të rinjtë. Ndërkohë, kryeministrit Rama Meta tha se do t’i japë një adresë në 26 prill që të vijë të kurohet duke nënkuptuar spitalin psikiatrik atje.

Meta: Ftoj të gjithë të rejat dhe rinjtë e Vlorës që të nxitojnë drejt kutive të votimit që vendi të futet në shinat e demokracisë dhe që të rinjtë të jetojnë në Shqipëri. I ftoj që të refuzojnë çdo aferë për blerje vote dhe t’i qëndrojnë çdo presioni dhe përpjekje për shantazh.

I ftoj që të votojnë për ata kandidatë që e luftojnë më shumë korrupsionin, jo ata që bëjnë gjoja. Sepse korrupsioni dhe kapja e shtetit dhe e pushteti vendor, sikurse është këtu me banditin e importuar nga Astiri që ka ardhur vetëm për të bërë presione për blerje votës. Prandaj largohen të rinjtë nga Vlora se zëri i tyre nuk dëgjohet.

Unë dua që Vlora të jetë e vlonjatëve sepse nuk do të doja që të vija këtu dhe të takoj njerëz nga Bangladeshi. Ne e dimë se kush i ka pushtuar institucionet dhe kush po i largon të rinjtë. Unë jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është bërë në bazë të meritës. Sa i takon provokimeve ordinere, ne se dimë që këtu në Vlorë ka edhe një adresë që do t’ia japim Ramës në 26 prill që të vijë të kurohet dhe të shijojë diellin. Vlora është e të gjithëve, sigurisht edhe një presidenti nga Skrapari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME