Presidenti, Ilir Meta, është nisur drejt qytetit të Durrësit, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit që goditi vendin pasditen e sotme. Për pak minuta Presidenti Meta pritet të jetë në Prefekturën e Durrësit, ku do të zhvillojë një takim me prefektin Roland Nasto per t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti.
Categories
Lajme
Meta niset drejt Durrësit për tu njohur me pasojat e tërmetit
