Categories Politike

Meta nuk firmosi shkarkimin e Bushatit, vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët

Presidenti i vendit Ilir Meta firmosi ditën e sotme dekretin për shkarkimin e 6 ministrave të përmendur nga kryeministri Edi Rama në fundin e vitit që lamë pas.

Përsa i përket ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Meta nuk e hodhi firmën dhe do të ushtrojë të drejtën kushtetuese, e cila i jep shtatë ditë kohë për të vendosur.

Të njëjtën gjë presidenti bëri edhe për kandidaturat e reja të propozuara nga Rama.

Meta hodhi firmën në letër vetëm për Erion Braçen si zv.kryeministër, Elisa Spiropalin si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Bledi Çuçin si ministër Bujqësie dhe Eduard Shalsin si ministër për Sipërmarrjen.

Furtuna në kabinetin qeveritar të Ramës është komentuar edhe nga Zëri i Amerikës.Ata janë ndalur kryesisht tek Gent Cakaj, propozimi i Ramës për postin e ministrit të Jashtëm.

Sipas Zërit të Amerikës, kjo kandidaturë është parë me skepticizëm nga Meta, për shkak të moshës së re dhe mungesës së eksperiencës, nisur nga fakti se Shqipërinë e presin sfida të rëndësishme, që nga marrëveshjet me Greqinë e deri tek hapja e negociatave me BE-në.

Ndërkohë përsa i përket kandidaturave jashtë politikës, në artikull thuhet se mesazhi i Metës, ishte i qartë. Presidenti do të shfrytëzojë kohën prej 7 ditësh, për të bërë verifikimet e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME