Categories Lajme

Shqiptarja rrëfehet në Policin italiane: Ja si dhe pse ndodhi ngjarja

Policia italiane ka vënë në pranga me akuzën e vrasjes një 24-vjeçare shqiptare banuese në komunën Ovada në provincën e Alessandrias. Shqiptarja Aurela Perhati banuese prej dy vitesh në këtë qytet akuzohet se ka aksidetuar për vdekje 53-vjeçarin italian Massimo Garitta.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 dhjetorit. Pas aksidentit 24-vjeçarja shqiptare është larguar nga vendngjarja. Falë gjurmëve  të lëna në xhupin e viktimës nga marmita e automjetit tip Lancia Y e zezë në zotërim të Aurela Perhatit, policia italiane ka mundur ta identifikojë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme e pas 6 orësh marrje në pyetje 24-vjeçarja Aurela Perhati ka rrëfyer versionin e  saj të ngjarjes. Ajo ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori ka pranuar ta  shoqërojë  me makinë.

Ky i fundit njihet nga policia italiane si person narkoman që shpesh herë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drogë.

Sipas Aurela Perhati, viktima është përpjekur ta dhunojë seksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar.

“Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo.

Për mediat lokale italiane avokati i saj mbrojtës është shprehur se “nuk ka qenë vrasje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat”.

Për policinë italiane mbetet ende pikëpyetje disa momente të kësaj ngjarje e në veçanti motivi i këtij aksidenti.

Prokurori i çështjes Enrico Cieri ka deklaruar se “motivi i dhunës seksuale është për t’u marrë në konsideratë, por ende për t’u verifikuar. Viktima është gjetur me pantallona të ulura por njëkohësisht dhe 24 vjeçarja ka pranuar qëllimin e saj për të përplasur me makinë. Për identifikimin e autorit kanë ndihmuar mjaft dhe dëshmia e dy personave si dhe videokamerat e sigurisë rrugore”.

Aurela Perhati ndodhet aktualisht në burgun e Vercellit. Ajo jetonte në Ovada së bashku me familjen e saj, aktualisht ishte  e papunë por deri para disa muajsh kishte punuar si shitëse në një dyqan këpucësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME