Categories Politike

Meta pret homologun boshnjak: Qeveria “Rama’ duhet të hapë ambasadë në Sarajevë

Bosnje Hercegovina shumë shpejt pritet të hapë Ambasadën e saj në Tiranë. Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Meta në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë, tha se pret që edhe Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë në Sarajevë.

Nga ana tjetër presidenti Meta tha se ka qenë kritik ndaj këtij vendimi dhe e ftoi qeverinë Rama që të hapë Ambasadën në Bosnje Hercegovinë para zgjedhjeve, pasi pas 25 prillit, tha ai, do të hapet gjithsesi.

Džaferović: Nuk kemi çështje ta hapura mes nesh, duhet të forcojmë sa më shumë këtë bashkëpunim.

Nuk kemi përdorur të gjitha mundësitë për të rritur bashkëpunimin bilateral, ndoshta arsye është fakti se Bosnje Hercegovina është pa një Ambasadë në Tiranë dhe Tirana nuk ka në Sarajevë. Besojmë se hapja e Ambasadës do të ndihmojë, presim që edhe Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë, të hapë Ambasadën në Sarajevë. Ju falenderoj shumë që u keni dhënë boshnjakëve statusin e minoritetit.

Bosnje Hercegovina mbështet dialogun Prishtinë-Beograd dhe të gjithë perspektivat rajonale, lëvizjen e lirë të mallrave dhe qytetarëve, investimeve kapitale në gjithë rajonin.

Meta: Bashkëjetesa e Bosnje Hercegovinës është kyçe për stabilitetin e rajonit dhe pse ky është një proces që nuk arrihet lehtë. Shpreh keqardhjen për mbylljen që ju bë Ambasadës sonë në Sarajevë dhe nuk kam qenë dakord as kur kam qenë kryetar kuvendi por ka qene vendim i qeverisë. Qeveria që është në detyrë ta dëgjojë, ta hapë para 25 prillit se pas 25 prillit do të hapet me siguri.

Nga ana tjetër Meta nënvizoi se në rajon nuk duhet të flitet më për ndryshime kufijsh dhe korrigjime kufijsh.

Meta: Duhet të jemi të kujdesshëm për të forcuar paqen dhe stabilitetin dhe të punojmë sinqerisht për BE.

Nëse të gjitha vendet e rajonit e duan integrimin europian kjo është shumë e lehtë për tu arritur dhe të gjitha mosmarrëveshjet që vinë nga e kaluara janë shumë të lehta për tu zgjidhur.

Por nëse retorika për BE është për të marrë para nga KE dhe institucionet e lidhura nga BE por për të mos respektuar ato vlera të rëndësishme jo vetëm të bashkëjetesës ndëretnike por edhe shtetit të së drejtës, reformave që na çojnë në BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME