Categories Politike

Meta pret në një takim lamtumire ambasadorin e Malit të Zi: Bashkëpunimi mes dy vendeve forcon paqen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, z Dušan Mrdović.

Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e tij të palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi vendi ynë e vlerëson angazhimin euroatlantike të shtetit fqinj duke shtuar se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është hap për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME