Categories Lajme

Meta shpërndan dhurata për vogëlushët me nevoja të veçanta

Presidenti i vendit Ilir Meta vizitoi në këtë vigjilje Krishtlindjesh Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, ku shpërndau një sërë dhuratash për fëmijët. Përmes një statusi në facebook, duke ndarë momentet e gëzimit mes vogëlushve Meta uroi gjithë shqiptarët për të kaluar sot një mbrëmje sa më  të gëzuar të Krishtlindjeve.

Postimi i plotë: Në prag të Krishtlindjes, vizitova Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, me dëshirën më të madhe për t’u takuar nga afër me fëmijët e mrekullueshëm me nevoja të veçanta, për të ndarë me ta shumë urime e buzeqeshje, por dhe dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Është tepër e rëndësishme që këta fëmijë dhe familjet e tyre, të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të ditëve festive, por të mbështeten në mënyrë të përhershme, si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga shoqëria, veçanërisht në këtë situatë të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë COVID-19.

Duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solidaritetit dhe vullnetarizmit, për t’ju garantuar një integrim të plotë në shoqëri dhe të gjitha mundësitë për të qenë sa më të pavarur në jetë. Nga Elbasani, ju uroj edhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, të kalojnë sot një mbrëmje sa më të gëzuar festive Krishtlindjeje!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME