Categories Politike

Meta: Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve

Gjatë vizitës në Japoni, Presidenti Ilir Meta është takuar sot me një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Kreu i shtetit ka vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve. “I gëzuar të takoja sot në Tokio, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, mjaft cilësor dhe shumë të integruar në Japoni. Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve dhe vendeve tona. 🇦🇱🤝🇯🇵”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook, pas takimit me bashkatdhetarët në Tokio.

Kreu i shtetit ndodhet në Japoni, i ftuar zyrtarisht, në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. Veç këtij aktiviteti, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet se Japonia ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, teksa thekson se kjo është vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Kënaqësi të merrja pjesë sot, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë. Mbështetja e jashtëzakonshme e Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, është një vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME