Categories Lajme

Meta viziton Shtëpinë e Fëmijës: Të investojmë dhe të mbështesim fëmijët

“Të investojmë dhe të mbështesim fëmijët pa kujdes prindëror dhe të familjeve në vështirësi ekonomike, duke i përgatitur për sfidat e së ardhmes”. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja” në Tiranë, ku u uroi përzemërsisht festën e tyre. I shoqëruar nga bashkëthemeluesi i Shtëpisë së Fëmijëve, pastori i Kishës Ungjillore Paulin Vilajeti, Kreu i Shtetit u dhuroi libra dhe fletore vizatimi fëmijëve, duke theksuar se në këtë ditë feste të gjithë fëmijët, veçanërisht ata pa kujdes prindëror dhe të familjeve në vështirësi ekonomike kanë nevojë për më shumë dashuri, mbështetje, mirëkuptim, kujdes shëndetësor, edukim falas, dhe mbrojtje nga të gjitha format e shfrytëzimit.

“1 qershori i këtij viti vjen në një atmosferë shumë të ndryshme nga vitet e tjera për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Në Shqipëri, mijëra fëmijë nuk frekuentojnë prej gati tri muajsh shkollat, një situatë kjo që, ka vështirësuar jetën e tyre, të prindërve dhe të mësuesve dhe ka sjellë vështirësi të mëdha sociale dhe psikologjike. Kjo situatë është më e vështirë veçanërisht për fëmijët pa kujdes prindëror, apo fëmijët e familjeve në nevojë të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkujdesje dhe mbështetje të veçantë”, vuri në dukje Presidenti Meta.

“Vlerësoj institucione të tilla si Shtëpia e Fëmijës ‘Fillime të Reja’, që në 25 vitet e punës së saj, ka ndihmuar rreth 200 fëmijë të braktisur, jetimë apo jetimë social, që vijnë nga familje me problematika të mëdha sociale apo financiare. Misioni juaj ka qenë, gjatë gjithë këtyre viteve që të ndihmojë, mbështesë e investojë te kategoria e fëmijëve me probleme të mëdha sociale, në mënyrë që të edukohen dhe dalin nga varfëria ekonomike dhe ajo shpirtërore, duke i përgatitur për sfidat e së ardhmes”, tha Meta. “Këtyre fëmijëve iu është ofruar jo vetëm një strehë dhe edukim, por mbi të gjitha dashuri, që fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë njohur më parë në jetën e tyre të re”, nënvizoi Presidenti Meta.

“Siç ka thënë Shenjtorja Nëna Tereza: ‘Varfëria më e madhe nuk është të mos kesh çfarë të hash, por të mos jesh i kërkuar, i dashur nga të tjerët; të mos kesh dikë që të kujdeset për ty. Kjo është varfëria më e madhe’. Shtëpia e Fëmijës ‘Fillime të Reja’ dhe institucionet e kujdesit social nuk mund të ndryshojnë të kaluarën e këtyre fëmijëve, por qëllimi i tyre fisnik e human është që përmes gjuhës së dashurisë të kontribuojnë e të investojnë për të ardhmen e këtyre fëmijëve, duke kontribuar në këtë mënyrë për të gjithë shoqërinë dhe të ardhmen e vendit tonë, investim për të cilin u jemi të gjithë mirënjohës”, u shpreh Presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME