Categories Lajme

Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarin Engjëll Ndocaj

Presidenti Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarin televiziv dhe skenaristin e mirënjohur Engjëll Ndocaj. Motivacioni i këtij titulli ishte: “Në vlerësim të veprës, punës unike dhe përkushtimit të lartë profesional si gazetar dhe skenarist televiziv, të shpalosura me një mjeshtri të spikatur gjatë katër dekadave në një sërë dokumentarësh të paharrueshëm. Me mirënjohje për kontributin e çmuar në dokumentimin, vlerësimin dhe lartësimin e figurave dhe ngjarjeve historike të kombit shqiptar në botë”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit renditi disa nga kontributet ndër vite të Ndocajt.

Postimi i Metës Engjëll Ndocaj është një nga gazetarët më të shquar të Televizionit Publik Shqiptar. Falë kontributit të pareshtur të dhënë në katër dekada, për informimin dhe modernizimin cilësor të gazetarisë televizive, ai vlerësohet nga të gjithë, veçanërisht për krijimin e qindra dokumentarëve, të dalluara për tematikën e gjerë dhe nivelin e lartë artistik.

I pranishëm në Lëvizjen Studentore, me kronika dhe reportazhe, pjesëmarrës në Takimin Historik të Studentëve në Pallatin e Brigadave, e më pas, dëshmitar dhe pasqyrues i proceseve demokratike, Engjëll Ndocaj u bë më i afërt dhe i dashur për publikun. Në vlerësim të punës dhe kontributit të tij të jashtëzakonshëm, si gazetar e skenarist i mirënjohur televiziv, pata sot kënaqësinë t’i akordoja Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Vlerësimi për të është njëkohësisht shprehje e vlerësimit për TVSH-në, median e parë elektronike në vendin tonë, një institucion që për 60 vjet, ka formuar një armatë gazetarësh, krijuesish, realizuesish, por dhe specialistësh të teknikës moderne televizive, për të cilët krenohemi dhe gëzojmë respektin më të madh. 📺🇦🇱”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME