Categories Lajme

Meta: Zoti t’i falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë, Pas 5 ditësh votohet për shkarkimin e tij

Teksa na ndajnë dhe 5 ditë kur Kuvendi do të votojë për shkakrimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit nga Elbasani ku mori pjesë në një pelegrinazh, pyetjes së gazetarëve se nëse u lut që të mos e shkarkojnë iu përgjigj duke thënë se lutja e tij ishte që zoti ti falë ata që sipas tij s’dinë çfarë bëjën. Presidenti Ika deklaruar se Kuvendi sot është më antikushtetues se para 3 vitesh  dhe në pelegrinazh nuk u lut që të mos shkarkohej.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është zotit ti falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kjo ishte një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur për tiu bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të të gjithë besimeve të ndryshme dhe besos se është e qartë”, tha Meta.

Kreu i shtetit, Ilir Meta teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin, deklaroi se tema e shkarkimit është vënën në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai kërkoi që të meren me krimet zgjedhore.

“Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është 3 herë më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për krimet zgjedhore para dhe pas 25 prillit dhe pas kësaj date.

Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME