Categories Lajme

Miell të skaduar dhe produkte me insekte, AKU gjobit 1.2 mln lekë furrën e bukës në Tiranë

Një furrë buke është gjobitur në masën 1.2 mln lekë pasi tregonte miell të skaduar dhe disa produkte brenda së cilave kishte insekte. Bëhet fjalë për biznesin “IMT Albania” në Tiranë. Siç njofton AKU, kjo pasticeri  tregtonte miell dhe lëndë të parë pastiçerie të skaduar, produkte me insekte si dhe xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi të paetiketuara.

Gjithashtu, në këtë biznes kishte akullore të padokumentuar si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për këtë arsye, biznesi është gjobitur me 1.2 mln lekë (te reja), për të gjitha shkeljet e kryera, si dhe janë bllokuar produketet e skaduara me qëllim asgjësimin e tyre.

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum; Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të vetëkontrollit); “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë); Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit); Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),’ Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​”, njofton AKU.

Ndërkohë janë mbyllur edhe dy biznese të tjera, në Lushnje dhe Tiranë. Konkretisht në Lushnje është bllokuar dhe mbyllur pastiçeria “Syrja Sinani” . Ajo nuk kishte licencë pasi nuk i plotësonte kërkesat ligjore, por pavarësisht kësaj ata kishin vijuar aktivitetin e tyre. Për këtë shkelje ata janë gjobitur 1,000,000 lekë.

Gjithashtu në Tiranë është mbyllur një minimarket ushqimor të të artikujve ushqimorë dhe tregtim të ujit me bote. Kushtet higjeno-sanitare të mjetit ishin të papërshtatshme dhe çfarë është më e keqja nuk dispononte regjistra të pastrimit të botit të ujit, raport analiza mikrobiologjike dhe as sistemin e gjurmueshmërisë.  Pranë QKB, ky biznes ka deklaruar aktivitetin si “Tregtim me pakicë të artikujve ushqimore, tregtim të ujit me bote, transport dhe shitje uji derë-më-derë”, aktivitet për të cilin ka deklaruar dy mjete, por që asnjëra prej tyre nuk përkonte me mjetin që ndodhej përpara subjektit. Ky biznes u gjobit dhe u mbyll nga AKU-ja.

Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare; Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë); Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit; Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” (tregtim i ujit të pijshëm)“, njofton AKU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME