Categories Lajme

Miku i shqiptares që shkatërroi organizatën në Itali zbulon telefonatën e fundit me të

47-vjeçarja Adelina Sejdini me origjinë nga Durrësi, që bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup ma fioz që shfr ytëzonte vajzat për pro st itucion, është vetëvr arë, duke u hedhur nga ura të shtunën 6 nëntor.

Gruaja, që më parë është shfry tëzuar si punonjëse se ksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe. Ajo u rr ëmbye dhe më pas u përdh u nua dhe u shfrytëzua për vite të tëra si vi kt imë e pros ti tuc ionit në Itali.

Shtetasja shqiptare kishte kërkuar statusin e refugjatit, që nuk iu pranua asnjëherë. Sipas medieve italiane, kjo ishte dhe arsyeja pse gruaja ndërmori aktin ve tëvr asës. Më herët ajo ishte shprehur se shteti italian i kishte premtuar mbrojtje kur denoncoi tutorët, por kjo nuk ndodhi.

E ftuar në mediat italiane më 3 nëntor ajo ka thënë: ‘Nëse kthehem në Shqipëri jam një grua e vde kur, kam fr ikë se mos më vr a sin ata që kam denoncuar dhe janë arrestuar’. Miku i saj italian, Daniel Schiano, i cili është polici, ishte sot në një lidhje “Viber” nga Italia me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ai tha fillimisht se e njihte vikt imën prej disa vitesh dhe se ishin shumë miq.

“Njiheshim prej rrjeteve sociale e më pas u bëmë miq, e kemi kaluar kohë bashkë. Ishim shumë të lidhur”, tha Schiano, i cili shtoi se ka folur me të për herë të fundit një natë para se ajo të merrte aktin dr astik.

Intervista e plotë:

Cila është biseda e fundit apo kur e ke takuar për herë të fundit?

Hera e fundit që kam folur me Adelinën është një natë para vetë vr asjes. E merrja në telefon e nuk më përgjigjej, më bënte ndonjë mesazh. Gjatë një live në Facebook, ka njoftuar vendimin e saj për vetëvr asjen.

Çfarë tha në live?

Ajo ishte e zhgënjyer nga institucionet italiane, nuk kishte marrë përgjigje prej tyre. Edhe pse ka vendos në vend të parë këtë, e jo sëmundjen e saj me kancer. Të kishte thënë ndonjëherë se donte ti jepte fund jetës? Jo, asnjëherë. Ka protestuar herë pas herë për të drejtat e saj, por jo të flasë për këtë. Në live e fundit, unë menjëherë informova policinë. Kam mbetur i sho kuar.

Ke telefonuar policinë e Romës?

Po, në momentin kur ajo ishte live. Ju thashë është një vajzë, duke ua përshkruar se si ishte, do të vetëv ritet. Pak më vonë fola me Adelinën në telefon, i them që të mos e bëj këtë gjë. I thashë të marrë trenin dhe të kthehej në Pavia e të kurohej. Fillimisht nuk më dëgjoi, më pas mu duk sikur e binda e më tha se do merrte trenin.

Pse e përzunë Adelinën nga policia?

Një javë më parë ishte nisur nga Pavia në Romë për të protestuar për mosdhënien e nënshtetësisë italiane. Thoshte i dhashë çdo gjë Italisë, jam e sëmurë me kancer. Gjatë protestës ka tentuar që t’i vendosë flakë vetes. Ajo vd iq me një flamur italian në qafë. Sa herë protestonte për këto gjëra, ndihej italiane, por sigurisht pa harruar Shqipërinë. Ajo është ajo vajza që i ka dhënë shumë Italisë, e prandaj ne jemi të gjithë të shokuar.

Pse thoshte “preferoj të vdes se të kthehem në Shqipëri?”? Pse kishte frikë? Nuk e ka hedhur poshtë kurrë Shqipërinë. Adelina fillimisht pas gjithë atyre arrestimeve, ka qëndruar e mbrojtur nga policia italiane. Po kishte shumë frikë të kthehej në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME