Categories Lajme

Rama jep lajmin e mirë për rrogat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama tha se buxheti i vitit 2022 parashikon një rritje të pagave prej 30% për Forcat e Armatosura, premtim që ai tha se e mbajti pas krizës me luftën ndaj zjarreve në muajin gusht. Por Rama dha një tjetër lajm të mirë për ushtarakët, gjatë prezantimit të buxhetit në Pallatin e Kongreseve.

“Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga deklarata: Nuk është rritja e parë e pagave që bëjmë, kjo është një rritje e konsiderueshme, dhe nëse kur u takuam me një pjesë prej jush pas përballimit të krizës së zjarreve, unë ju thashë se do të rrisim pagat, dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje për buxhetin e ardhshëm.

Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës, këtu nuk flasim për vendet që janë më të fuqishmet, por vende të tjera që edhe pse janë ekonomikisht më të fuqishme se ne, ne nuk kemi pse të mos i synojmë që të mbërrijmë. Me këtë rritje, nuk jemi më ushtria më pak e paguar në Nato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME