Categories Sport

Milan nuk ndalet, pas Ibrahimovic “peshkon” te United e Barcelona

Zlatan Ibrahimovic ishte blerja e parë “BIG” e Milanit në merkaton e dimrit 2020. Kuqezinjtë arritën të bindin suedezin që të rikthehet sërish në “San Siro”, me 38-vjeçarin që erdhi me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Los Angeles Galaxy në MLS amerikane. Megjithatë, suedezi nuk është lojtari i vetëm që do të transferohet te Milani në këtë periudhë merkatoje. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, Milan synon të firmos edhe me dy futbollistë mjaft cilësor në këtë merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic dhe mbrojtësin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo që bëjnë pjesë në planet e Stefano Piolit për fazën e dytë të sezonit të ri. Mesfushori serb është futur në vitin e fundit të kontratës me “djajtë e kuq” dhe transferimi i tij në Milano mund të bëhet me shifra mjaft modeste. Ndërkaq, mbrojtësi francez mund të lihet i lirë nga Barcelona në formulën e huazimit, me Todibo që nuk ka gjetur shumë minuta në “Camp Nou”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME