Categories Lajme

“Mimoza llastica” deputete me PS në 25 prill?

E njohur për të gjithë si vajza që luajti personazhin e “Mimoza Llasticës” në filmin kult të konostudios “Shqipëria e re”, Zhaklina Dhimojani aspiron që të jetë deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. Zhaklina Dhimojani, që sot jeton në Zvicër, e ka pohuar vetë këtë ambicie të saj në emisionin “Ftesë në 5”.

Nuk dua që këtë deklaratë ta përdorin mediat për klikime” tha ajo. Teksa po fliste për dhurimin e disa aspiratorëve dhe pajisjeve spitalore, Zhaklina dha edhe më shumë detaje.

“Nuk preferoj të flas për gjërat që dhurohen se siç thuhet bëje të mirën dhe hidhe në det, njerëzit e pritën pozitivisht dhe kjo më lumturoi pa masë, që do të thotë të jesh pozitiv është gjë që shpërblehet dhe vlerësohet.Të nesërmen mund të jem dhe unë zëri që më përfaqëson në parlament, por unë kam dërguar një video me një mesazh dhe ndoshta është shpejt për të thënë nëse do jem pjesëmarrëse në 25 prill. Të flasësh për sigurinë e një vendi mendoj se kam aftësinë për ta bërë. Nuk kemi qenë në klasë me Edi Ramën, por shok shkolle dhe marrëdhënia sot është se rrugët tona janë ndarë dhe unë bëj pjesë në Këshillin Bashkiak dhe ndoshta ideja për të bërë pjesë aty është mbështetur nga ai”, tha Zhaklina.

Ajo e ka quajtur Partinë Socialiste si forcën më progresive dhe më moderne të vendit, me te cilen eshte zgjedhur edhe keshilltare e Keshillit Bashkiak Himare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME