Categories Showbiz

U martuan pas 9 vitesh lidhje, partnerja e Devis Xherahut tregon planet: Duam të arratisemi…

Në emisionin ‘Rudina’ ka qenë i ftuar një çift mjaft i dashur për publikun, të cilët “më në fund” kanë vendosur të martohen dhe me shumë mundësi dasma në kishë është afër. Pas 9 vitesh lidhje ata kanë organizuar disa ditë më parë ( 6 Dhjetor), ceremomoninë e fejesës dhe martesës dhe sot e kanë ndarë me publikun këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre. Bëhet fjalë për Devis Xherahun dhe partneren e tij Ertemonia.

Rudina Magjistari: Çfarë kishe veshur atë ditë Ertemiona?

Ertemiona: Në fakt unë kam qenë me përgatitjet e Miss Globe dhe deri në momentin e fundit,, nuk është se e kam anashkaluar ditën tonë të martesës, por është dhe në natyrën e fundit që unë gjërat i lë për momentin e fundit. Kur kam gjetur fustanin që kam veshur atë ditë, kam menduar që kjo është e duhura dhe stop, nuk do provoj më asnjë gjë sepse e gjeta atë që doja.

Rudina Magjistari: Pra ti e doje të bardhë sepse tani e morëm vesh që ishte dhe fejesë dhe martesë.

Ertemiona: Po.

Rudina Magjistari: Nuk veshe një fustan klasik, doje të ishte më pak sportiv, pak më elegant.

Ertemiona: Po patjetër. Në fakt për fustan nusërie jemi duke punuar akoma për atë që do të vijë më pas. Ne mendojmë të arratisemi të dy dhe të bëjmë diçka vetëm ne.

Devis Xherahu: Tani gruaja respektohet, kështu që deri dje i thërrisja Ertemiona, kurse tani gruaja Ertemona.

Ertemiona: Besoj se familjet e shijuan atë që donin.

Devis Xherahu: Ne na pëlqen 100%-shi  jonë, është dita e çiftit, kështu që nuk dua të hallakatem me gjëra të tjera që janë shumë të bukura, por dua që ta kemi vetëm tonën, ta shfrytëzojmë në maksimum. Devisi tregon edhe arsyen pse zgjodhën datën 6 Dhjetor për të zyrtarizuar lidhjen. Sipas tij në 90% të rasteve në Korçë, ditën e Shën Kollit bie dëbora e parë. Edhe pse ka disa vite që nuk bie borë për shkak të ngrohjes globale, ata dëshironin të ndjenin sikur bie bora e parë me zyrtarizmin e fejesës sonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME