Categories Lajme

Minatorët i kujtojnë kërkesat Samir Manes: “Albchrome” u zhyt në paligjshmëri

Përplasja e muajve të fundit të 2019-ës mes minatorëve dhe “Albchrome” të Samir Manes, kompanisë më të madhe që ushtron aktivitet në Bulqizë, shfaqen edhe këtë fillim viti. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, në një reagim këtë të premte, shprehet se “kërkesave tona i qëndrojmë me vendosmëri”. Sindikata bën dhe një rezyme të asaj ç’ka ka ndodhur muajt e fundit. “Në fund të muajit nëntor, pas pushimit të paligjshëm nga puna të Elton Debreshit, kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, minatorët u detyruan të hidhen në grevë. Kërkesat ishin disa: rritja e pagës, rishikimi i normave, kthimi në punë i Elton Debreshit, ndalja e presioneve ndaj drejtuesve të sindikatës, etj. Kompania Albchrome jo vetëm që nuk i mori parasysh kërkesat tona, por u zhyt edhe më shumë në paligjshmëri, duke shkarkuar nga puna edhe 3 anëtarë të Këshillit Sindikal: Beqir Duriçin, Behar Gjimin dhe Ali Gjetën. Më 26 dhjetor 2019 i kemi nisur kompanisë Albchrome formularët e anëtarësimit në sindikatën tonë, si prova e qartë që tashmë jemi sindikata më e madhe në kompani. Po ashtu, kemi nisur edhe kërkesën për nisjen e bisedimeve për kontratën e re kolektive”, thuhet në reagimin e sindikatës.

 “Në pritje të përgjigjes nga Albchrome, e cila nuk duhet të vazhdojë me shkelje të mëtejshme të Kodit të Punës, kërkesat vazhdojnë të jenë po ato, dhe do t’u qëndrojmë me vendosmëri: rritje e pagës për minatorët; rishikim i normave të punës; përmirësim i kushteve të punës; njohja e vështirësisë dhe vjetërsisë; kthimi në punë i drejtuesve të SMBB-së, të pushuar në shkelje të ligjit; ndalje e presioneve të vazhdueshme ndaj SMBB-së, etj. Minatorë, shokë dhe vëllezër, bashkohemi në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës”, mbyllet reagimi.

Ndërkohë, nga ana e kompanisë “Albchrome” ka pasur një reagim javën e kaluar lidhur me shkarkimin nga puna të 4 minatorëve. Kompania pretendon se ata “pasi janë paralajmëruar disa herë për shkeljet e vazhdueshme të kontratës së punës dhe rregullores së brendshme të kompanisë, janë shkarkuar nga puna për vazhdimin e përsëritur të shkeljeve në fjalë, si mungesa të pajustifikuara në vendin e punës”. E akuzuar se ka larguar nga puna krerët e sindikatës së re, të sapo regjistruar nga minatorët e minierës së kromit në Bulqizë, kompania është vënë në hetim administrativ nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME