Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency ka publikuar pamjet e ekstradimit nga Shqipëria në Turqi të Harun Çelik, i akuzuar për pjesëmarrje në organizata terroriste. Ndërkohë sot Gjykata në Turqi ka dhënë masën e paraburgimit për mësuesin turk.
Çelik, i cili u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë. Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
