Categories Lajme

Ministrat Schallenberg dhe Edtstadler në Tiranë, Cakaj: Austria, mbështetje të gjithanshme Shqipërisë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot ministrin e Jashtëm të Austria, Alexander Schallenberg dhe ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Europian, Karoline Edtstadler të cilët ndodhen në vizitë zyrtare në Tiranë. Cakaj u shpreh se ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare.

“Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023”,- theksoi Cakaj. Gjatë vizitës zyrtare, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME