Categories Lajme

Porti i Durrësit, 53 mijë tonë mallra tranzit nga dhe drejt Kosovës në janar-prill

Porti i Durrësit vijon të luajë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave nga dhe drejt Kosovës.

Rreth 53 mijë tonë mallra tranzit nga/drejt Kosovës janë përpunuar gjatë periudhës janar-prill të këtij viti në Terminalin Lindor dhe në atë Perëndimor të portit të Durrësit.

Nga të dhënat statistikore portuale, mësohet se mallrat kryesore që mbërrijnë me anije në portin më të madh të vendit dhe që kanë si destinacion Kosovën janë rrotativat me llamarina, xhama, çimento dhe hekuri për ndërtim.

Në Terminalin Perëdimor në këto katër muaj janë shkarkuar 15 540 tonë llamarina, 6 720 tonë xhama, 3 230 çimento dhe 2 450 hekur për në Kosovë. Ndërkaq, në Terminalin Lindor nga anijet janë përpunuar 24 864 tonë qymyr gjithsej, që transportohet më pas me automjete drejt Kosovës.

Gjatë vitit 2019, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë tonë mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME