Categories Lajme

Ministri grek: Do zgjerohemi në detin Jon!

Grekët janë të bindur se po fitojnë më shumë se Shqipëria në Detin Egje. Në një intervistë të orëve të fundit, ministri plotësues i Jashtëm grek, Georgios Katrugalos është përgjigjur ndaj një pyetjeje se çfarë do të bëjë Athina për Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon.

Ai ka thënë se, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Tsipras, pas informimit edhe të partive të tjera greke dhe një dialogu publik thelbësor, Greqia do të promovojë ligjërisht zgjerimin e territorit të saj detar në detin Jon, pasi është një e drejtë sovrane e padiskutueshme, e njohur nga Konventa mbi të Drejtën e Detit.

Vendimi për zgjerimin e territorit detar në Jon dhe Egje, nga Athina, ishte deklaruar fillimisht nga ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit të tij pas dorëheqjes, e kishte ngjallur reagime brenda dhe jashtë vendit.

Deklarata e sotme e ministrit plotësues të Jashtëm të Greqisë vjen të vërtetojë faktin se, kreu i qeverisë Alexis Tsipras ndryshoi strategjinë në këtë çështje madhore, duke çuar më parë vendimin për diskutim në Parlament dhe më pas në konsultime me presidentin e vendit, nga i cili duhet edhe të kalojë për nënshkrim dekreti në fjalë./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME