Policia e Shtetit njoftoi sot finalizimin e operacionit policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”. Si rezultat i operacionit në pranga janë vënë 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cuili shkruan se kjo e sotmja është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. “Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.
Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi! Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj.
