Categories Lajme

Ministria e Arsimit sqaron cilët nxënës do të nisin mësimin që në 31 gusht

Ministria e Arsimit sqaroi sot se viti i ri shkollor nuk fillon më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar. “Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020” – thuhet në njoftim. “Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike.

Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara. Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit” – thotë njoftimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME