Categories Lajme

Qeveria vihet në lëvizje për milionat e humbura: Të aprovohen edhe nga gjykatat shqiptare

Qeveria shqiptare ka nisur diskutimin për një projektligj të ri në lidhje me Arbitrazhin. Pas vendimeve që parashikojnë shifra të frikshme shpërblimesh për kompanitë private, shteti shqiptar ka gjetur një mënyrë të re për të rivlerësuar vendimet e mara nga Gjykata e Arbitrazhit. Sipas të dhënave të buxhetit të shtetit, shuma që shteti i detyrohet  6 kompanive të huaja arrin në 110 milion euro nga të cilat vetëm Francesco Bechettit i detyrohet mbi  99 milion euro.

Sipas relacionit të projektligjit parashikohet se pavarësisht se konflikti është zgjidhur përmes marrëveshjes së arbitrazhit, janë gjykatat shtetërore ato të cilat kanë kompetencë të përcaktojë se në arbitrazh është ndjekur procedura e duhur, duke ushtruar autoritetin e tyre për të anuluar një vendim arbitrazhi apo për të refuzuar njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit.

Po ashtu një tjetër pikë e rëndësishme në draft është edhe planifikimi për ngritjen e një gjykate Arbitrazhi  e cila do të trajtojë mosmarrëveshjet tregtare në vend. Kjo sipas relacionit do të ulë kostot e biznesit dhe rrisë besimin tek sistemi gjyqësor për shkak të mos ndikimit të palëve. Gjykata e Arbitrazhit parashikohet të ketë tre arbitër dy prej të cilëve mund të zgjidhen nga vetë palët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME